‘Luftëtaret’ e Putin në Instagram, në betejë propagande për të rritur moralin e luftës (fotot)

28/04/2022 16:36

Teksa opozicioni ndaj luftës në Ukrainë rritet në Rusi, shefat e Kremlinit duket se kanë nisur një fushatë të gjerë propagande për të shtuar mbështetjen për luftën.

Megjithse rrjeti Instagram është ndaluar zyrtarisht në Rusi, një grup të rejash vendase kanë nisur të bëhen aktive në platformë duke postuar foto dhe video të kuruara, shpeshherë në kostume infermieresh të epokës.

Video e propagandës që qarkullon në rrjetet sociale ruse tregojnë vajzat e zbukuruara duke shpërndarë ëmbëlsira të vogal Pashkësh për një grup ushtarësh.

Në uniformat e tyre janë të dallueshme simbolet Z të ushtrisë ruse, që janë parë shpesh në tanket dhe blindat në Ukrainë.

Vajzat përshkruhen aty si “gratë dhe të dashurat e ushtarakëve që marrin pjesë në operacionin special për denazifikimin dhe demilitarizimin e Ukrainës”.

Fushata duket se është në kundërpërgjigje të rasteve kur rusë të rinj të arsimuar në vendet perëndimore kanë dalë në rrjetet sociale me mesazhe kundër luftës “No To War”.

Materiali i propagandës duket se ka qëllim të ngrejë moralin e ulët të forcave ushtarake ruse dhe të luftëtarëve nga republika separatiste e Luhansk.

Një nga protagonistet Alyona Boyko, ka më shumë se 30,000-ndjekës në rrjetin  TikTok dhe Instagram, por të dyja këto janë ndaluar në Rusi nga autoritetet dhe mund të hapen vetëm me përdorimn e VPN-ve.

Ajo thotë: “Është shumë e rëndësishme të mos dorëzohemi, të jemi të fortë pasi kohët e vështira do të kalojnë herët a vonë dhe çdo gjë do të bëhet mirë”.

Violetta Moskalenko, 19 vjeçe me 3,000-ndjekës në Instagram, është një modele që mori pjesë në Javën e Modës në Luhansk.

Të tjera pjesëmarrëse përfshijnë Maria Okorokova, fituese e cmimit të dytë në Miss Luhansk 2020, si dhe Anastasia Chepurova që është një aktore.

FOTO GALERI
1/5
Vajzat e zbukuruara ishin duke shpërndarë ëmbëlsira të vogla Pashkësh për një grup ushtarësh.

Top Channel