Kapet autori i plagosjes/ Qëlloi Edis Reçajn, fshihej në një hotel në Shkodër

28/04/2022 12:15

Policia e Shkodres arrestoi autorin e një plagosjeje që ishte shpallur prej ditësh në kërkim.

Elfat Salihi ishte në kërkim se mbrëmjen e 19 prillit qëlloi duke plagosur Edis Reçajn, në lagjen Perash të Shkodrës.

I plagosuri me një plumb në gju, kishte shkuar vetë në spital duke kërkuar ndihmën dhe ata njoftuar policinë. Në dëshminë e tij në ambientet e spitalit, përpara policisë  28-vjeçari kishte thënë se nuk e njihte personin që e ka qëlluar.

“Autori  ka qenë me kapuç të zi në kokë, erdhi nga mbrapa dhe më ka plagosur në këmbë dhe është larguar me shpejtësi. Nuk kam konflikte me asnjë person apo probleme me persona të tjerë”, ka deklaruar 28-vjecari.

Por Policia e Shkodrës dyshonte se dy personat kanë qenë në të njëjtën makine duke biseduar dhe aty ka ndodhur edhe ngjarja.

I plagosuri Reçaj nuk është person me precedent penal, por rezulton se është nipi i Edmir Alisë, i ekzekutuar në vitin 2014/ i kërkuari fshihej në në një hotel në lagjen “Mark Lula”, pronari i të cilit ëhtë tani në ndjekje penale pasi nuk e regjistroi klientin.

 

Top Channel