Burri vendos ‘inteligjencë artificiale’ në furrën me mikrovalë dhe ajo ‘përpiqet’ ta vrasë (foto-video)

27/04/2022 21:13

Një studiues ka rikrijuar një shok të çuditshëm të fëmijërisë së tij – furrën me mikrovalë – duke instaluar në të inteligjencë artificiale (AI) dhe rezultatet ishin në njëfarë mënyrë “vrastare”.

Blogger-i Lucas Rizzotto njihet për eksperimentet e tij në kanalin ‘Lucas Builds the Future’ u ai poston video për teknologjitë e reja.

Në një prej sekuencave më të ndjekura që është bërë tashmë virale në rrjet, Rizzotto u tregon përdoruesve  mbi përpjekjet e tij për të rikrijuar “shokun e tij të preferuar imagjinar të fëmijërisë” që kishte qenë furra me mikrovalë e quajtur Magnetron. Prandaj për ta bërë sa më “të gjallë”  ai instaloi në të inteligjencë artificiale.

Rizzotto shpjegon se pasi bleu furrën e re, instaloi në të sistemin e sofistikuar  AI të quajtur GPT-3.

Sistemi ishte i aftë të imitonte gjuhën njerëzore dhe krijimin e fjalive pas dhënies së komandave.

Rizzotto thotë më tej se kishte shkruar një libër me 100-faqe për t’i kujtuar Magnetron jetën e mëparshme mes të dyve, që ajo të kishte një të shkuar ndaj të cilës të referohej.

Rizzotto thotë se eksperimenti ishte “një nga eksperiencat më të frikshme e me transformuese” të jetës së tij.

Rizzotto thotë se tashmë ishte i aftë të komunikonte mikrovalën e tij, por një nga anët negative të çështjes ishte se ajo shfaqje episode dhunë ekstreme ndaj tij.

Sistemi i inteligjencës AI e mundësonte burrin t’i jepte komanda duke ndezur makinën për njëfarë kohe të specifikuar.

Por në një pikë, makineria kërkonte ta përdorte këtë në mënyrë vrasëse, teksa papritur i kërkoi  Rizzotto “të lutem futu në mikrovalë”.

Djali i habitur ishte përgjigjur duke i thënën në mënyrë të rreme se “sapo e kishte bërë këtë”.

Në atë pikë sistemi GPT-3 komandoi mikrovalën të ndizej .

Në fund të eksperimentit Rizzotto vendosi ta fikë sistemin për momentin.

Duke iu drejtuar mosbesuesve, studiuesi tha: “Cilado që të jetë pikëpamja juaj për këtë, ‘ushqimi’ që unë po marr nga kjo histori është se inteligjenca artificiale do të jetë si njefarë shoku imagjinar.

“Mund të mos jetë fare cështja nëse është e vërtetë apo jo. Mund të jetë nëse është e vërtetë apo jo për mënyrën sesi ju e shikoni”.

Në videon e mësipërme shihet eksperimenti me teknologjinë që na pret ta integrojmë se shpejti tërësisht në jetën tonë.

FOTO GALERI
3/3
Djali i habitur ishte përgjigjur duke i thënën në mënyrë të rreme se “sapo e kishte bërë këtë” dhe ajo u ndez

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA