​Osmani e Kurti takojnë sekretarin amerikan të Shtetit, Blinken

27/04/2022 17:18

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë udhëtuar sot në SHBA për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të ish-sekretares së Shtetit, mikes së madhe të shqiptarëve, Madeleine Albright.

Osmani dhe Kurti me këtë rast kanë zhvilluar edhe një takim me sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken.

Liderët botërorë, në mesin e tyre edhe presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti, nderojnë sot ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila ndërroi jetë më 23 mars në moshën 84-vjeçare.

Albright ka qenë gruaja e parë amerikane në pozitën e sekretares së Shtetit. Ajo ka luajtur një rol kyç për të bindur administratën e Bill Clinton në intervenimin e NATO-s kundër Sllobodan Millosheviç në vitin 1999.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA