Kina godet produktet e qumështit evropian, tarifa deri në 42.7% për importet nga BE 22/12 13:02
Problemet shëndetësore të presidentit Vladimir Putin, janë bërë një mister tashmë për të gjithë botën pasi ai shpeshherë në daljet e tij publike jëp shenja të çuditshme që të bëjnë të mendosh rreth shëndetit të tij.
Në videon e mëposhtme, duket Putin, i cili nuk e kontrollon dot dorën gjatë një takimi me presidentin bjellorus Alexander Lukashenko në Kremlin. Në mënyrë që të dalë nga situata, Putin e ka vendosur dorën në gjoks për të mos e lëvizur më.
Këto pamje vijnë pikërisht pasi një video tjetër e publikuar së fundmi e tregonte Putinit duke kafshuar buzët dhe duke i shpërqëndruar në një shërbesë kishtare të dielën e Pashkëve, gjë që nxiti pretendimet se presidenti rus vuan nga një sëmundje e keqe.
Top Channel