Një 27-vjeçar me inicialet A.V banues në fshatin Gjinaj të Hasit, është vënë në ndjekje penale, në gjendje të lirë pasi është filmuar teksa ushtron dhunë fizike ndaj një kafshe pune.

Në videon e postuar në rrjete sociale, duket i riu  që keqtrajton një gomar, dhe në lidhje me këtë veprim ai është vënë para përgjegjësisë ligjore për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.

Nuk dihet nëse gomari ishte kafshë shtëpie ose rruge, apo arsyeja e keqtrajtimit të tij.

Top Channel