Regjisori dhe aktivisti Kastriot Çipi, i ftuar në emisionin “Top Talk” ka kritikuar politikën që po djeg ambasadorja amerikanë Yuri Kim në vendin tonë.
Sipas tij, sjellja e ambasadores amerikane në Shqipëri po përkeqëson marrëdhënien mes SHBA-së dhe vendit tonë.
“DASH, ka jo vetëm dijeni, po ka miratimin e plotë për çdo veprim që kryen Yuri Kim në Shqipëri. Ajo që po e dëmton Shqipërinë është agjenda Soros, që ka nën kontroll Departamentin Amerikan të Shtetit. Reforma në drejtësi është një masakër që i është bërë demokracisë në Shqipëri”.
Sipas aktivistit, Shqipëria gjatë viteve të fundit, më shumë ka humbur se sa ka fituar nga marrëdhënia me partnerin strategjik, SHBA-në.
“Çfarë po përfiton Shqipëria nga ky partneritet i ngushtë amerikan? Në 7-8 vitet e fundit, duke filluar nga reforma në drejtësi, kemi humbur. Megjithatë, nëse i marrim 100 vite marrëdhënie, patjetër që kemi më shumë arsye të jemi miq me ta. Por, po flas për këto 7 vite, dhe nuk e di nëse do të përkeqësohet situata”.
Kritika, Çipi ka dhe për presidentin amerikan Joe Biden, që thotë se nuk ka interes të luftojë korrupsionin as në Shqipëri, as në shtetet e tjera:
“Unë nuk besoj se Joe Biden lufton korrupsionin, korrupton dhe bën trafik interesash. Të kalojmë tek ajo që kemi parë në Shqipëri, ku është lufta antikorrupsion, është ulur gjë korrupsioni në Shqipëri? Po të lexojmë raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit, korrupsioni në Shqipëri vetëm është përkeqësuar. Gjyqësori vetëm është shpartalluar gjithnjë e më keq”.
Top Channel