Modelja me ‘mollëzat më të mëdha në botë’, ende e pakënaqur me masën ‘e vogël’ (fotot)

26/04/2022 16:38

Modelja e njohur si zotëruese e “mollëzave më të mëdha në botë” ka zbuluar planet e saj të fundit për të tjera implante kozmetike duke shtangur fansat e saj.

Anastasia Pokreshchuk ka shfaqur “look-in” e ri në rrjetet sociale duke thënë se ka pompuar më shumë mbushje në fytyrën e saj.

33-vjeçarja nga Kievi, Ukrainë kishte më parë një fytyrë elegante dhe flokë me onde, para se të shpenzonte fillimisht rreth 2000 dollarë në mbushje estetike.

Tashmë prej injeksioneve të saj të shumta mollëzat e saj janë aq të dala sa shumë nga fansat janë të tmerruar.

Por kjo nuk e ndaon atë të vijojnë maninë e ndërhyrjeve madje duke postuar pamje të procedurave në llogarinë e saj në rrjetet sociale.

Pas injeksioneve të mbushjes në dyqanin estetik, Anastasia del më pas në qendrën tregtare duke treguar me krenari pamjen e re.

Përveç fiksimit me mollëzat, ajo ka bërë ndërhyrje në gjoks në të pasme dhe thuajse çdo pjesë të trupit të saj, për t’u dukur sa më ‘trendy’.

“Më pëlqejnë shumë, jam shumë e lumtur kur dukem kështu, injeksionet i bëj rregullisht edhe vetë. E di që disa njerëz më konsiderojnë të frikshme por nuk merakosem”, thotë ajo.

Ajo pranon se përveç fansave merr shumë mesazhe urrejtjeje në rrjet: “Ka njerëz që më thonë se jam një k***ë e shëmtuar apo se duhet të vras veten, por kur i shikoj unë vetëm qesh dhe vazhdoj përpara”.

FOTO GALERI
1/5
Anastasia Pokreshchuk ka shfaqur “look-in” e ri në rrjetet sociale duke thënë se ka pompuar më shumë mbushje në fytyrën e saj.

Top Channel