Një grup arinjsh janë zbuluar nën një shtëpi në Kaliforni– pasi zhurma të çuditshme si ‘gërhitje’ ishin dëgjuar aty prej muajsh.
Familja e kafshëve leshtore kishin gjetur një hapësirë nën shtëpi që kishte masën e duhur për ta.
Ndërsa të zotët njerëzorë të shtëpisë thjesht nuk i kishin vënë mend zhurmave të çuditshme, pasi sipas tyre “nuk kishin kuptim”.
Edhe fqinjët e shtëpisë kishin dëgjuar gërhima të vogla gjatë kohës së dimrit, por kur arinjtë ishin zgjuar nga gjumi i tyre i inkubacionit zhurmat ishin shtuar.
Kështu që një grup nga bamirësia e kafshëve ‘Bear League’, erdhën për të investiguar dhe për t’u siguruar që arinjtë e zonës të jetojnë në harmoni me njerëzit.
Ata gjetën aty një nënë ari me katër të vegjël që kishin zënë hapësirën e vogël. Më vonë rezultoi se një prej këlyshve nuk ishte i një gjaku me familjen por i adoptuar.
Grupi Bear League shkruante në një njoftim në Facebook: “Kur erdhi koha për të bërë gjumin e dimrit, nëna ari kishte gjetur një shtëpi me një hapje disi të pranueshme nën të, mori fëmijët e saj dhe u tha të futeshin brenda, të rrinin urtë e të flinin”.
“Kjo ishte një shtëpi ku jetojnë njerëz dhe ata kishin dëgjuar disa uturima të lehta, zhurma si gërhitje, por thjesht nuk ua vunë veshin sepse nuk kishin kuptim”.
“Familja e arushëve u dëbua javës që shkoi në mënyrë të sigurtë nga aktivistët tanë, të cilët shpejguan se nuk i lëndojnë kurrë arinjtë, edhe pse mund të kenë ‘lënduar ndjenjat’ e tyre”.
Nëna ari kishte pritur nga më larg derisa këlyshët e saj të dilnin e të shkonin pas saj.
Kreu i organizatës ‘Bear League’, Ann Bryant tha për rrjetin Huffington Post: “Banorët e shtëpisë as që e dinin se kishin pesë arinj që jetonin nën shtëpinë e tyre”.
“Ata kishin nisur të kuptonin se mund të kishte një ari të zhurmshëm, por kur nisën të dilnin ne numëruam pesë”.
“Çdo vit 100 deri në 150 nga arinjtë tanë përpiqen të kryejnë gjumin dimëror të hibernaconit nën shtëpitë e qytezës Tahoe.
“Ne kemi qenë mjaft të zënë duke larguar arinjtë nga hapësirat ku ata zvarriten, nganjëherë disa arinj brenda ditës. Më pas një gardh elektrik vendoset për të ndaluar që kafshët lëvizëse të rikthehen”.
Top Channel