Vijojnë mashtrimet online, kësaj radhe përdoret logoja e “Top Channel” për të krijuar përfitime

25/04/2022 17:19

Një ndër problemet që po haset shumë kohëve të fundit janë mashtrimet kompjuterike të cilat bëhen me anë të aplikacioneve.

Ky problem u trajtua në “Shqipëria Live”, e cila nisi me një video ku përdoret logoja e Top Channel për një aplikacion të quajtur “Treasures of the Pharaoh”.

Në video pamjet tregojnë reklamimin e aplikacionit në edicionin e lajmeve të Top Channel.

Fakti që Top Channel nuk mbështet asnjë aplikacion pokeri ose aplikacione të tjera, vërteton që ky është një mashtrim i disa personave që kërkojnë të krijojnë besueshmëri tek njerëzit.

Për të krijuar besueshmëri bëhet përfshirja logove mediatike ose të firmave të rëndësishme të njohura për qytetarët.

Psikologia, Erjona Hoxha tha se niveli i ulët i punësimit dhe arsimit janë një ndër arsyet që për përfitimin e parave në mënyrë të thjeshtë pa u lodhur.

Top Channel