22/12 22:51
Të paktën pesë persona janë vrarë pasi raketat ruse goditën dy qytete në rajonin qendror Vinnytsia të Ukrainës, sipas të dhënave nga autoritetet ukrainase, ndërsa 18 të tjerë janë plagosur nga sulmet në Zhmerynka dhe Kozyatyn.
“Armiku po përpiqet të godasë infrastrukturën kritike”, citohet të ketë thënë guvernatori rajonal në një video të publikuar në Telegram.
Zyrtarët ukrainas thonë se pesë stacione hekurudhore janë sulmuar në Ukrainën qendrore dhe perëndimore.
Top Channel