Shpejtësi e frikshme në aksin “Sauk-TEG-Kashar”, pezullohen 7 patenta dhe vendosen dhjetëra masa administrative

25/04/2022 17:09

Policia e Tiranës ka informuar se gjatë një monitorimi që nga mëngjesi i ditës së sotme deri në këto moment, në rrugën “Sauk TEG Kashar”, kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor disa drejtues mjetesh ku 17 prej të cilëve u është pezulluar leja e drejtimit.

Si pasojë e shpejtësisë që ka tejkaluar normat e lejuara nga 145 km/h deri ne 169 km/h, në rrugën e TEG-ut, përveç patentave të pezulluara, janë vendosur edhe 38 masa administrative për tejkalim shpejtësie,121 të tjera për mosvendosjen e rripit të sigurimit ndërsa 88 të tjera për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Policia i bën thirrje të gjithë drejtuesve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Top Channel