Emigrantë rusë po mbërrijnë më shumicë në Serbi, e ndonëse nuk duhet të justifikohen për agresionin ushtarak të Vladimir Putinit në Ukrainë, një pjesë e tyre e dënojnë luftën.
Madje, ata janë të torturuar nga një fenomen krejtësisht tjetër – në Beograd, nga fakti që takojnë admirues vendas të presidentit rus. Kishte shumë emigrantë rusë në protestën e fundit të Beogradit kundër agresionit në Ukrainë, thotë një reporter i Frankfurter Rundschau. Mes tyre ishte edhe një violonçelist, i cili pas nisjes së luftës humbi punën në orkestrën e Shën Petersburgut.
“Më pushuan nga puna sepse ua shpreha kolegëve mendimin tim për luftën. Në fakt, pas aneksimit të Krimesë ne donim të emigronim nga Rusia. Lufta në Ukrainë ishte një arsye shtesë”, është shprehur ai. Sipas gazetës gjermane, mijëra rusë që po emigrojnë në Beograd. “Rusët nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në Serbi.
Si një kandidate për anëtarësim në Bashkim Europian, Serbia po manovron mes Lindjes dhe Perëndimit dhe nuk po merr pjesë në sanksionet e vendosura nga BE-ja ndaj Rusisë. Kjo është arsyeja pse Air Serbia është një nga kompanitë e pakta evropiane që ende fluturon për në Moskë dhe Shën Petersburg”, shkruan Frankfurter Rundschau.
Bashkë me Stambollin, Jerevanin dhe Tbilisin, kryeqyteti serb është bërë edhe destinacioni i preferuar i rusëve me arsim të lartë. Që nga fillimi i marsit, më shumë se 300 kompani, kryesisht në sektorin e teknologjisë kanë zhvendosur selitë e tyre nga Rusia ose Ukraina në Serbi. Bankat e Beogradit thonë se gjithnjë e më shumë rusë po hapin llogari bankare, ndërsa mediat raportojnë për 20 mijë deri në 30 mijë të ardhur.
Top Channel