Alina, Aleksandri, Danieli të moshës nga nga 8-14 vjeç, për t’i shpëtuar bombardimeve, flenë në parkimet nëntokësore në Kharkiv që kur nisi lufta.

Ata i kanë treguar rrjetit AFP se si e përjetuan nisjen e luftës dhe dëshirën e tyre për paqe .

Kur u zgjova në 24 shkurt po dridhesha nga frika. Ishte nata e parë që fjetëm në karrige më pas prindërit sollën shtretër, dhe ata fjetën në karrige. Këtë vit të ri dhe në ditëlindjen e time  e vetmja dëshirë që do të  shpreh është që lufta të mbarojë sa më shpejt“, thotë Alina.

“Në fillim nuk i dëgjova bombardimet, më zgjoi mami duke më thënë: zgjohu bir se ka filluar lufta, nuk e dija çfarë të mendoja, unë nuk doja ta linim shtëpinë, por duhet të largoheshim”, rrëfen Danieli.

“Tani kur dëgjojmë një sirenë, e dimë që duhet të fshihemi, edhe kur dëgjojmë të shtëna, duhet të shkojmë sa më shpejt në vendet e strehimit, ose të rrimë në korridore, për momentin këto janë të vetmet vende të sigurta për ne”, thotë Aleksandri.

Të paktën 215 fëmijë raportohet se kanë humbur jetën deri më tani si pasojë e luftës në Ukrainë dhe me qindra mijëra të tjera janë zhvendosur me prindërit e tyre në tentativë për t’i shpëtuar bombardimeve.

 

Top Channel