Ribashkimi i demokratëve është pikësynimi më i rëndësishëm i vënë së fundmi brenda Partisë Demokratike, pasi është përçarja që e ka sjellë situatën në pikën më të vështirë që ka qenë ndonjëherë PD-ja, por sa do të arrihet ky bashkim mbetet për tu parë.
Belind Këlliçi deklaroi mbrëmjen e sotme në Real Story se Rithemelimi e ka njohur Alibeajn si kryetarin e grupit parlamentar vetëm për ti dhënë një frymë ribashkimi PD-së.
Ai shtoi se është bërë një hap pas dhe se asnjë person nuk është përjashtuar nga PD-ja, madje shumë kritikë të ashpër të Berishës tashmë janë kryetar në degë të ndryshme të vendit.
Roland Lami: Berisha sot është më i forti brenda PD-së, por vetë ai nuk është zgjidhje afatgjatë brenda PD. Nëse mbetemi në nivelin se çfarë do të bëje Berisha me PD- në, ai e pati shansin deri më 6 maj, ka një shpejtësi të frikshme që finalizohet me 30 prill ku konsolidohet i gjithë lidershipi. A ishte e mjaftueshme kjo kohë? A e bashkoi kjo kohë PD-në?
Belind Këlliçi: Këtu ka një kontradiktë të madhe , nëse e konsiderojmë debatin brenda PD-së të shteruar, kjo çështje do një kokë për ta zgjidhur. Pesë muaj kohë janë të mjaftueshme për ta zgjidhur këtë çështje. Shifrat e 6 marsit janë reale, ne jo që nuk jemi të nxituar, jemi të vonuar. Ne nuk kemi lënë asnjë individ jashtë dhe i kemi dhënë të drejtë çdo kritiku që të bëhet pjesë. Alibeajn e kemi njohur si kryetar grupi për të dhënë një frymë bashkimi. Kritikët më të fortë të Berishës janë zgjedhur kryetar dege.
Top Channel