Fizikanti i Harvard thotë se ‘teknologjinë’ aliene të përplasur në Paqësor, do ta rekuperojë (fotot)

25/04/2022 17:54

Një astrofizikant i njohur në SHBA po harton një plan për rekuperimin e një “teknologjie të avancuar” që është përplasur në oqeanin Paqësor disa vjet më parë.

Avi Loeb mendon se një objekt interplanetar është përplasur në tokë në 2014 dhe ishte formë anijeje kozmike. Teza e tij është pritur me kontestime nga komuniteti shkencor amerikan.

Sipas informacioneve të publikuara së fundmi nga komanda hapësinore e SHBA objekti ka ardhur vërtet nga një tjetër sistem yjor. Objekti i shpejtë kishte kaluar përmes qiellit në ishullin Manus në Papua New Guinea – dhe asokohe u përcaktuar si meteor.

Sipas rrjetit New York Post, Prof. Loeb, nuk beson te kjo teori dhe thotë se sendi është krijuar nga jashtëtokësorë.

Zbulimi i një meteori inter-stelar sjell kufinj të reja për hulumtimet, shkruante astronomi i Harvard për rrjetin The Debrief. “Çështja kryesore është nëse ishte një meteor interstelar dhe nëse mund të zbulojë përbërie artificiale në origjinën e tyre,  ose ndoshta disa përbërës teknologjikë të tij i kanë mbijetuar përplasjes.”

Pas nisjes së studimit të teorisë së alienëve Prof. Loeb thotë se ndaj tij janë nisur shumë akuza prej kolegëve.

Prof. Loeb, duke punuar me një student të tij përcaktuan disa vjet më parë se objekti ishte interstelar. Ata ksihin përgatitur një raport por iu ndalua ta publikonin nëse përdornin të dhëna qeveritare të klasifikuara.

Plani i tij për rekuperimin e objektit përfshin përdorimin e megnetëve për ekzaminimin e zonës prej 10 kilometra katrorë në oqeanin Paqësor, ku besohet se ka rënë objekti.

Prof. Loeb ka thënë në disa raste se Oumuamua — objekti inter-stelar që kaloi në sistemin tonë në 2017 – ishte një teknologji e dërguar nga jashtëtokësorët.

FOTO GALERI
1/3
Avi Loeb mendon se një objekt interplanetar është përplasur në tokë në 2014 dhe ishte formë anijeje kozmike

Top Channel