Hetimi për ndotjen në Metalurgjik/ 16 të arrestuar dhe 8 të tjerë në kërkim. Prokuroria do të kryejë vetë matjet Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për trafikim droge.
Pas një hetimi disa javor për 2 persona që do të transportonin me automjetin e tyre një sasi lënde narkotike në bashkëpunim me njëri tjetrin për shitje, gjatë pasdites së djeshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, kanë finalizuar operacionin policor të koduar ” Repsi”.
Si rezultat i këtij operacioni, në Rrugën e Kombit, në vendin e quajtur Reps, Mirditë, automjeti është kndaluar për kontroll, dhe në bagazh të automjetit, janë gjetur 2 qese të mbushura me lëndë të dyshuar narkotike e cila pas peshimit rezultoi 9 kilogramë.
Si pasojë, u arrestua A. Ç., 50 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim drejtuesi i mjetit, D. P., 53 vjeç, banues në Pukë, i cili gjatë ndërhyrjes së policisë, ka mundur të largohet. Vijojnë kontrollet dhe krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim”.
Top Channel