Partia Demokratike njoftoi se sot zhvillohen zgjedhjet për kryetar ne 5 degë por pa përfshirë Bulqizën, ku  duhet të niste procesi këtë mëngjes. 

Situata atje është tensionuar sepse një pjesë e votueseve kërkuan nisjen ndërsa pjesa tjetër refuzuan. Mes atyre që refuzuan ishin dhe 2 kandidatët Defrim Fiku dhe Fatos Hoxha.

Shkak është bërë shtimi i numrit të votueseve nga 1700 që ishte lista, dhe në orët  fundit ka shkuar në  2258 votues. ata denoncuan  heqjen e anëtarëve  të PD që në vitin 1991. Mes tyre është edhe Bashkim Gjeleshi i cili mban në duar tre tesera të  Partisë Demokratike.

Ai shprehet se lista  po manipulohet.

Jam anëtar që në 91-shin. Kam marrë pjesë në çdo protest dhe në çdo mbledhje të PD, jam me tre tesera, të Azem Hajdarit, Saliun dhe Lulzim Bashën. Ka manipulime, nuk është lista e plotë. Nuk e di sesi bëhen këto lista. Kam lënë tokën pa punuar për të ardhur këtu dhe nuk më lejojnë të votoj. Sot dal komunist unë”,

Ndërkohe kandidati shaqir Manjani tha se  zgjedhjet duhet te vijonin  pasi listat e zgjedhëseve kane ardhur nga PD e qendrës, ndërsa anëtari i komisionit Shkëlqim Tançi shprehet se në lista janë mbi mbi 20 votues të majtë që punojnë në administratë të bashkisë Bulqizë dhe se nuk kanë qenë pjesë e strukturës se PD në Bulqizë.

Gjatë të shtunës në vend u votuan në 14 degë, ndërsa sipas njoftimit të partisë demokratike këtë të diel vijon votimi në 5 degë, Krujë, Belsh, Maliq, Vorë dhe në degën 14 në Tiranë.

Top Channel