Një 31-vjeçar në Tiranë është arrestuar nga policia pasi akuzohet për përndjekje.

Në pranga ra E. H., 31 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”, pasi në rrugën “Ali Shefqeti”, ka përndjekur dy shtetase të mitura.

Vajzat ishin të moshës 15 dhe 16 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel