Presidenti francez Emmanuel Macron, po mban një fjalim së fundmi pas rezultatit të zgjedhjeve presidenciale që u zhvilluan në Francë.
Ai e nisi fjalimin e tij të fitores duke falënderuar mbështetësit e tij dhe popullin francez dhe thotë se është i vetëdijshëm që shumë e votuan për të bllokuar të djathtën ekstreme.
Macron u shpreh se nuk e dinte se kush kishte abstenuar apo votuar kundërshtaren e tij Le Pen, por i siguroi atyre se përgjegjësia e tij më e madhe do të jetë që të zgjidhë shqetësimet e tyre.
Gjatë fjalimit të tij ai u shpreh se do të punojë fort për një shoqëri të barabartë mes burrave dhe grave.
“Faleminderit! Shumica prej jush kanë zgjedhur të më besojnë mua. Që tani e tutje, unë nuk jam më kandidat i një kampi, por president i të gjithëve. Unë do të punoj për një shoqëri më të drejtë dhe barazi mes burrave dhe grave. Duhet të tregojmë respekt sepse vendi ynë është kaq i ndarë… askush nuk do të lihet anash. Lufta e Ukrainës tregon se ne po jetojmë kohë tragjike.”.
Ai e mbyll fjalën e tij duke thënë se është krenar që i shërben sërish popullit francez.
Top Channel