
27/02 19:30
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price beson se Ukraina do të dalë e fituar nga lufta.
Ai tha për BBC se nga kjo luftë, e humbur do të dalë Rusia.
“Kjo do të jetë një fitore për Ukrainën; do të jetë një humbje strategjike për Rusinë,” tha ai.
I pyetur nëse SHBA dhe aleatët e saj po siguronin mjaftueshëm armatim të rëndë, Price tha: “Ajo që kemi bërë është të dërgojmë pikërisht atë që partnerët tanë ukrainas kanë nevojë për të shmangur këtë agresion rus.”
Top Channel