Burri bën për spital gruan në Korçë, përfundon në prangat e policisë

24/04/2022 11:35

Një 50-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij në banesën e tyre.

Në pranga për veprën penale “dhunë në familje” ra D. P., 50 vjeç, banues në fshatin Turan, Korçë, pasi dje në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, M. P., 43 vjeçe.

Kjo e fundit pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës, është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar.

Top Channel