Besimtarët ortodoks të Vlorës festojnë Pashkët, qindra qytetarë dolën në shesh

24/04/2022 11:23

Besimtaret ortodoks festuan pashkët në kishën Shen Theodhori në qytetin e Vlorës.

Mesha e shenjtë u mbajt në Kishën e Shën Theodhorit në Vlorë ndërsa pjesë e ritualit kanë qenë qindra besimtarë. At Kostandin Prifti ka uruar “Gëzuar Pashkët, Krishti u ngjall“.

Pashka simbolizon ngjalljen e Jezu Krishtit. Ajo është dita me e rëndësishme ne kalendarin fetar ortodoks dhe mesazhi i kësaj dite të madhe tregon fitoren e jetës mbi vdekjen, e dritës mbi errësirën, e dashurisë mbi urrejtjen.

Veza e kuqe e pashkëve simbolizon jetën, ndërsa  ngjyra e kuqe sakrificën e birit të perëndisë, Krishtit, i cili u kryqëzua për shpëtimin e të gjithë  njerëzimit.

Top Channel