Pas kualifikueseve të ditës së djeshme, ku Max Verstappen vendosi kohën më të mirë, pista e Imolës do të presë pasditen e sotme “Sprint Qualifying”, një mini-garë risi e Formulës 1, e aplikuar për herë të parë sezonin e kaluar në Silverstone.

Gara e quajtur “Sprint Qualifying” është konceptuar për të thyer rutinën e provave të lira e atyre zyrtare, mbahet një ditë para garës zyrtare dhe zgjat rreth 100 kilometra, ose rreth 20 xhiro në Imola.

Në garën Sprint marrin pjesë të gjithë pilotët, që do të nisen sipas renditjes së kohës së vendosur në provat e lira dhe do të dhurojnë një spektakël të shpejtë, pasi nga fillimi në fund, nuk do të ketë asnjë “pit stop”.

Pikërisht renditja në garën sprint, do të përcaktojë edhe radhën e nisjes në garën zyrtare një ditë më vonë, ndërsa për ta bërë edhe më interesante, do të jepen edhe pikë për tre pilotët që do të renditen të parët.

Kështu piloti që do të mbyllë i pari garën sprint do të marrë tre pikë, i dyti dy pikë dhe i treti vetëm një pikë, teksa në garën zyrtare një ditë më vonë do të hiqet pika që akordohej për pilotin që vendoste xhiron më të shpejtë.

Për garën Sprint nuk ka ceremoni nderimi për fituesit, ndërsa kualifikueset, që zhvilloheshin zakonisht të shtunën, zhvendosen të premten dhe provat e lira zhvendosen gjatë javës para garës zyrtare.

I pari në “Sprint Qualifying” do të niset pikërisht Max Verstappen, teksa Leclerc do të ketë misionin ta parakalojë, pasi pista e Imolës nuk të jep shumë mundësi të tilla dhe një nisje si kryesues në Çmimin e Madh nesër, ta favorizon edhe më shumë suksesin.

Kujtojmë që Formulën 1 mund ta ndiqni në RTSH Sport, që është pjesë e paketës DigitAlb./supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA