Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, pos dyshimeve se transferoi 600 mijë euro para të gatshme nga Mali i Zi në Slloveni, tani dyshohet për tregti të energjisë elektrike me Koorporatën Energjetike të Kosovës, në kohën kur vendi përballej me krizë.

Madje, ai përmes kompanisë GEN ku është këshilltar, arriti që energjinë elektrike të prodhuar në Kosovë ta blejë me 105 euro për megavat, ndërkaq në të njëjtën periudhë, ia shiti KEK-ut dyfish më shtrenjtë, 255 euro për megavat.

Në mbrojtje nga skandali, KEK-u ka deklaruar të shtunën se çmimin nuk e përcaktojnë vetë ata, por tregu.

Kështu, largimi i Martin Berishajt nga posti i ambasadorit, po shihet si zgjidhja më e mirë.

Përpos largimit nga pozita, për shkak të këtyre skandaleve, ambasadori Berishaj, duhet të hetohet nga organet e rendit.

Për shkak të dyshimeve që rëndojnë mbi ambasadorin kosovar në Kroaci, krerët e institucioneve në Kosovë kanë kërkuar raport prej tij, ndonëse fillimisht i dolën në mbrojtje.

Martin Berishaj sipas medieve sllovene dyshohet për shpëlarje parash ku ka bartur rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi tek një politikan opozitar slloven.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA