Vështirë të shohësh sport dhe të mos të të ketë rënë në sy spektakli më i madh sfidues sprotiv që po organizon Digitalb, Casa de Quiz.
Shumë interes dhe kurreshtje për një program që shumica e të rinjve as nuk e dijnë që ka egzistuar më parë në fillim vitet ’90 nga ku kanë dalë edhe disa gazetarë sportive, njëprej tyre Gjergji Stefa, I cili na tregon dicka më tepër rreth rivitalizimit të kësajgare sportive mes futbolldashësve.
“Eshtë një nismë shumë e vështirë pasi përfshihen njerëz emocione debate dhe ne në fund të ditës e mirtuam dhe gjërat kanës hkuar shumë mirë. Kemi marrë spunto nga dy quize në vitet ’90 dhe ’94, “Emocion”. Në vitin ’94 kam qenë edhe unë konkurent ka qenë Blendi Resnja, Ylli Aga, të gjithë që më pas u bëm edhe gazetar sportiv. Kac Caushi ka qenë prezantuesi i saj.”
Po cfarë interesi ka patur ky program 28 vite më pas?
Në audicione kanë qenë rreth 200 konkurent nga të cilët janë zgjedhur 24 prej tyre. Nga këta 8 prej tyre do të jenë në finale që do të jenë në shtator. Ata janë shumë të fortë. Ne kemi një grup Whatssapp dhe herë pas here stërviten me njëri tjetrin. Më habisin nga informacioni që kanë, din më tepër se ne në 94.
Dhe si do të kualifikohen pjesmarrësit deri në finale e tyre të madhe?
Në muajin maj dhe qershor do të jenë 16 konkurent, do të zhvillojmë 8 puntata dhe secila puntatë do të shpall një fitues. Kjo 8-she do t’I bashkohet 8-shes më të mirë që do të dalë nga puntatat e muajve shtator tetor nëntor. Aty do të jenë 15 puntarta me system knockout-ti, 8-4-2-1 dhe një natë përpara finales së Kupës së Botës do të shpallet fituesi.
Top Channel