Një 23 vjeçar me iniciale K. B., banues në Tiranë është arrestuar pasi përdorte kartëmonedha të falsifikuara.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi më 15.04.2022, ka furnizuar me karburant automjetin në një pikë në Klos, Mallakastër dhe pagesën e ka bërë me kartëmonedha dollar të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

Top Channel