Së shpejti në ekranin e Top Channel do startojë emision i ri “A live night”.

Një program që ka në qendër të tij artistët më të dëgjuar dhe më të dashur nga shqiptarët kudo janë në një qasje dokumentari. Artistja e parë është Arilena Ara.

Protagonistët rrëfejnë në program jetën e tyre personale dhe profesionale dhe këndojnë live hitet e tyre më popullore.

“A live night”  është një prodhim i Top Music Awards, parathënia e një rrugëtimi të gjatë në Top Channel me 13 episode. Prodhuar në Studiot e Top Albania Radio, ky është një format origjinal i Top Channel, dhe mban vulën e Ledion Liços.

Episodi i parë të shtunën, 30 Prill, në orën 21:00 me Artisten e Arilena Ara

Top Channel