Avancimi i Rusisë dhe fitoret e saj në lindje të Ukrainës, janë të përkohshme thotë Volodymir Zelensky.
Në videomesazhin e fundit, presidenti ukrainas insiston se forcat ruse do të zbrapsen përtej kufirit.
Në jug dhe në lindje të vendit tonë, pushtuesit vazhdojnë të bëjnë gjithcka për të pasur arsye që të flasin për të paktën disa fitore. janë duke mbledhur forcat, po sjellin grupe të reja taktike në tokën tonë. Kanë nisur madhe edhe të ashtëquajturin mobilizim në rajonet e pushtuara në Ukrainë. Asnjë prej këtyre përpjekjeve nuk do ta ndihmojë luftën e Rusisë në vendin tonë. Ato thjesht mund të shtyjnë të pashmangshmen; kohën kur pushtuesit të largohen nga territori ynë. Vecanërisht nga Mariupoli, i cili po reziston pavarësisht se cfarë thonë pushtuesit.
Pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi bllokadën totale të fabrikës së çelikut Azovstal, brenda të cilës gjenden mbrojtësit e fundit të Mariupolit, nën tokë në kompleks kanë mbetur mbi 2 mijë ushtarë dhe civilë ukrainas. Një prej tyre, Svyatoslav Palamar, që po konsiderohet si një nga mbrojtësit e fundit të qytetit ukrainas është pjesë e batalionit Azov.
Ai tha për BBC se fabrika brenda të cilës po fshihen, është e rrethuar dhe e shkatërruar mbi sipërfaqen e tokës, ndërsa civilët kanë mbetur të ngujuar nën rrënoja. Edhe kryebashkiaku i Mariupolit, Vadym Boichenko gjatë një bisede me ekipin e Reuters, u shpreh se jeta e njerëzve të ngujuar në këtë qyte – tani është në duart e presidentit rus Vladimir Putin.
Boichenko ka shprehur nervozizëm për shkak të ritmit të ngadaltë të evakuimit të civilëve nga Mariupoli, ku pamjet satelitore treguan së fundi një varrezë masiveZëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, tha se sot nuk do të ketë evakuim të civilëve për shkak se situata nëpër rrugë është e rrezikshme.
“Të gjithë ju që po prisni për evakuim, ju lutem keni durim”, u shpreh ajo. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden i hodhi poshtë më herët pretendimet e homologut të tij rus, Vladimir Putin se qyteti juglindor ukrainas i Mariupolit ka rënë nën kontrollin rus, duke thënë se nuk ka dëshmi për një pretendim të tillë dhe i bëri thirrje Rusisë që të mundësojë hapjen e korridoreve humanitare, në mënyrë që civilët të mund të largohen.
Top Channel