U përplas nga kamionçina, ndërron jetë në spital drejtuesi i motoçikletës në Lushnjë

22/04/2022 21:17
Fotot Ilustruse

Ka ndërruar jetë në spital pak çaste më parë, drejtuesi i mjetit i cili u përplas nga kamionçina në Lushnjë.

Drejtuesi i mjetit, Konstandin Sylari është dëmtuar rëndë nga përplasja dhe u dërgua me urgjencë ne spitalin e Lushnjës, por fatkeqësisht, nuk ia ka dalë dot t’i shpëtojë plagëve të marra.

Aksidenti ndodhi pasditen e kësaj të premteje në vendin e quajtur “Kthesa e Ngurrëzës” në Lushnjë, ku kamionçina me targa LU 9549 B përplasi motoçikletën.

Top Channel