Vjen goli i tretë për sulmuesin e Shpresës së Shqipërisë në elitën e futbollit kroat.
Bernard Karrica ka shënuar një nga tre golat e skuadrës së tij, Dragovoljac, në në fitoren 3-1 përballë Shibenikut në ndeshjen hapëse të javës së 32-të të kampionatit.
Ishte fundi i pjesës së parë, më saktë minuta e 43-të, kur sulmuesi 21-vjeçar, i lindur në Gjakovë, në rrëshqitje e sipër i parapriu ndërhyrjes së futbollistit kundërshtar, duke shënuar golin e rezultat të përkohshëm 2-0, i shërbyer nga Bristric. Më herët, për vendësit kishte shënuar me 11-metërsh Majstorovic. Lojtari që zhbllokoi rezultatin realizoi po me 11-metërsh golin e tretë për skuadrën e Karricës, për të ardhur më pas te goli i Marin, po me penallti, që vulosi shifrat përfundimtare 3-1.
Një fitore që ndez një fije shpresë për skuadrën Dragovoljac, që vetëm matematika e mban në lojë për mbijetesë, pasi renditet e fundit me 18 pikë, tetë më pak se Istria 1961. Kujtojmë që Karrica luan te Dragovoljac i huazuar nga Rijeka.
Top Channel