Sali Berisha shpreh gatishmërinë për t’u ulur në tryezë mbi reformën zgjedhore, por jo atë territoriale, të cilën e konsideron një anti reformë të Ramës për të grabitur më shumë mandate.
“Reforma zgjedhore Partitë e mëdha politike në memorien time kanë marrë pjesë bashkërisht në reformën zgjedhore. Është një proces që kryhet mbi bazen e rekomandimeve të ODIHR nuk shoh aryse që PD mos marr pjesë.
Sa i përket reformës territoriale, të dhënat e mia janë se Rama është përgatitur për një farsë reformë të ulë më tej numrin e bashkive në Shqipëri. Të ripërcaktojë kufijtë në mënyrë të atillë që të grabisë më shumë mandate. Është antireformë dhe e pavlerë.
Cilido që gjen se sot shërbimet që i ofrohen qytetarëve në zona rurale etj, janë shumë më të pakta dhe numri i punonjësve është të paktën 30-40% më i madh se sa kishte në 60 bashki dhe komuna para reformës. Pra, ishte një anti reformë dhe Rama do bëjë gjithcka të ecë në këtë mënyrë. Reforma zgjedhje është detyrim ndërkombëtar.” u shpreh Berisha.
Top Channel