Rama ‘sfidon’ Tabakun, konsumon ujë çezme dhe publikon videon

22/04/2022 18:53

Kryeministri Edi Rama ka postuar një video në rrjetet sociale duke pirë ujë çezme, si përgjigje ndaj deputetes Jorida Tabaku që denoncoi të enjten në parlament cilësinë e keqe të ujit që vjen nga ujësjellësi në kryeqytet.

Sa nga deputetët këtu e pinë ujin nga çezmat, nga rubineti me ujin që sjell Ujësjellës Kanalizime në qytetin e Tiranës. Por edhe atje te Guri i Bardhë ku do të marrin ujin për ta sjellë këtu në qytetin e Tiranës”, tha deputetja Tabaku në kuvend.

“Me t’u kthyer në shtëpi do të pi ujë nga çezma dhe jam i gatshëm, nëse zonja Tabaku do të më presë në shtëpinë e saj, të shkoj dhe aty të pi një gotë ujë nga çezma. Do ta bëj video dhe do ta hedh në TikTok”, u përgjigj Rama.

Dhe kështu bëri. Këtë të premte, ai publikoi momentin kur mbush gotën nga çezma dhe më pas konsumon ujin.

Sa i mirë. Pini ujë Tirane dhe ti Jorida si tironse duhet të pish ujë Tirone”, shprehet Rama.

Megjithatë, nëse kryeministri pi ujin e çezmës vetëm kur bën video të tilla si përgjigje ndaj kundërshtarëve apo është konsumator i rregullti ujit që vjen nga Ujësjellës Kanalizime, këtë e di vetëm ai dhe familjarët e tij.

@ediramatiktokGëzuar Jorida pi uj Tirone💃🏻💦♬ original sound – EdiRamaTikTok

Top Channel