Pas dy orësh pezull në det, ankorohet në portin e Vlorës trageti i linjës Vlorë-Brindisi

22/04/2022 18:24

Pas thuajse dy orësh në det të hapur në gjirin e Vlorës ankorohet në portin detar të Vlorës trageti i linjës Vlorë-Brindisi.

Trageti mbërriti në orën 15:30 në portin e Vlorës dhe për dy orë qëndroi në det të hapur, pasi nuk mund të ankorohej dot për shkak të motit të keq.

77 Pasagjerët kanë që prej orës 06:00 të mëngjesit që qëndrojnë në det.

Trageti ishte nisur nga Brindisi i Italisë në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm dhe ka mbërritur në Vlorë në orën 15:30, ndonëse ishte parashikuar që të mbërrite në 14:00, por ka pasur vonesa.

Top Channel