Panairi i pashkëve në Korçë, vazhdon tradita e krijimit të enëve artizanale prej balte

22/04/2022 15:11

Traditat po modernizohen dhe pavarësisht se Korça është një prej qyteteve që i ruan pjesën më të madhe të tyre, ndikimi i së resë gradualisht po jep efekte.

Blerja e suvenireve prej balte është një tradite që shoqëron çdo pashkë ndaj në Korçë është rikthyer panairi i Poçerisë. besimtarët blejnë produkte prej balte për ti çuar në banesat e tyre në shenjë mbarësie dhe kujdesen që ti ruajnë ato.

E megjithatë pavarësisht se simbolika dhe tradita është e qartë, në stenda komerçializmi ka bërë që veç objekteve të baltës të ketë edhe suvenire plastike, qelqi e porcelani që nuk lidhen me këtë simbolike ndërsa qytetarët thonë se e ruajnë me fanatizëm ritualin siç e kanë trashëguar.

Qyteti i Korçës është një nga vendet e preferuara si për turistët vendas edhe për të huajt për të kaluar pashkët. Kjo për shkak të traditave që ruhen me fanatizëm nga pjesa më e madhe e banorëve ndaj mbijetesa e tyre eshte nje garë me kohën.

Top Channel