Rikthimi i Shpëtim Duros duket se ka sjell një kthesë edhe të rezultateve tek Laci, arritja në finale të Kupës së Shqipërisë duke eliminuar Teutën por edhe konfirmimi në vendin e dytë e kanë bërë trajnerin e kurbinasve të rikthejë besimin e tifozëve që ishte zbehur pas 7 javëve pa fitore në superiore.
Gjithësesi vendi i dytë, një objektiv historik për këtë skuadër është ende për t’u siguruar tregon Duro.
“Ende nuk e kemi siguruar këtë objekvit na duhet të luajmë e të jemi të kujdesshëm ti shohim ndeshjet një e nga një.”
Tekniku kryeqytetas rikthehet në Lac pasi u largua në fillim po të këtij sezoni.
“E kuptuan që nuk duhet të ishte vepruar ashtu dhe ky rikthim është një vlerësim për mua. Isha i bindur që kjo skuadër do të kishte dalë kampion ose sdo ishte kaq larg pasi lojtaërt janë të të njëjtit nivel me Tiranën. Kjo më ka mbetur pishman.”
Ditën e shtunë Laci luan me Kukësin, rivalin e drejtpërdrejtë për vendin e dytë në klasifikim. Ndeshje që do të inagurojë edhe stadiumin “Kukës Arena.”
Ndërkohë pikëpyetja dhe keqardhja më e madhe e sezonit për sëportëdashësit mbetet Dinamo. Ndeshja e tyre e rradhës është përball Teutës një ndeshje për të cilëntrajneri italian i bluve kryeqytetas Rodolfo Vanoli vazhdon të flasë për shpëtimin e një sezoni mjaft të vështirë.
“E dimë rëndësinë e kësaj ndeshjeje të rëndësishme. Jam besimplotë sepse duke parë sesi skuadra luan, paraqitjet e saj ka pak keqardhje sepse kemi marrë pak nga ajo që ekipi meritonte. Filozofia ime është që të prodhoj lojë dhe këtë kemi bërë deri tani, do të bëjmë të njëjtën gjë edhe të dielën.”
Vllaznia-Partizani ndërkaq është ndeshja tjetër e javës së 30-të të Abissnet Superiroes për të cilën ka pritshmëri të mëdha nisur edhe nga historiku i përballjeve të tyre në kampionat apo kupës.
Ndërkohë Tirasna do të luaj sfidën e saj të kësaj jave ditën e diel përballë Kastriotit ku mund të shpallet kampion në rast fitoreje dhe nëse nuk ja del të fitojë Laci në Kukës.
Top Channel