Moti i keq sjell probleme me energjinë elektrike në Lezhe, disa fshatra janë pa drita

22/04/2022 21:50

Moti i keq dhe era e fortë gjatë pasdites kanë sjellë probleme me furnizimin e energjisë elektrike në Lezhë.

Disa fshatra të Lezhes në errësirë: Zadrima, Shënkolli, Shëngjini dhe disa zona në Zejmen janë aktualisht pa energji elektrike.

Mungesa e energjisë në disa zona ka nisur prej orës 19:00 ndërsa së fundmi edhe në Shëngjin u shkëput energjia elektrike.

Kjo situatë ka ardhur për shkak të motit të keq, sidomos erës së fortë.

Top Channel