Trageti i linjës Brindisi-Vlorë, ka mbërritur para 30 min me 77 persona në bord, por nuk po ankorohet dot në portin e Vlorës për shkak të motit të keq.

Era e fortë por edhe dallgët e shumta të krijuara në det ka bërë që trageti të dalë në radë, (det të hapur) nga rreziku i përplasjes me kalatën e portit.

Trageti ishte nisur nga Brindisi i Italisë në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm dhe ka mbërritur në Vlorë në orën 15:30, ndonëse ishte parashikuar që të mbërrite në 14:00, por ka pasur vonesa.

Nga ana tjetër, trageti është nisur me vonesë edhe nga Brindisi i Italisë, pasi duhej të nisej në orën 22:00. Për rrjedhojë, 77 pasagjerët në bord kanë mbetur të bllokuar për rreth 20 orë.

Top Channel