Moti i keq me shi dhe erë të fortë sidomos pas mesdite, ka sjellë probleme edhe në Portin e Shëngjinit.

Kapiteneria  e portit ka pezulluar lundrimin për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla detare. Aktualisht dallgëzimi në det është 5 deri ne 6 ballë në drejtimin jug/lindje.

Era e fortë dhe kushtet atmosferike kanë bërë që të bllokohet lundrimi për  dy ditë me radhë, deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

Top Channel