Macja e shpëtuar e rrugës, bëhet sensacion në internet prej syve gjigantë (fotot)

22/04/2022 21:42

Macja ‘Jinx-i’ njihet për sytë e saj të zgurdulluar dhe këmbët e shtrembëra, por megjthatë ka më shumë se 700,000 ndjekës në rrjetin TikTok dhe është zgjedhur për të qeverisur për një ditë qytezën.

Kjo mace e shpëtuar nga jeta e rrugës është kthyer në një sensacion prej syve të saj gjigantë të adhurueshëm, si dhe ecjes së shtrembër qe ka emocionuar shume dashamires.

Madje mbështetësit e Jinx vendosën që për një ditë ajo të mbajë postin e kryetares së bashkisë së qytezës amerikane Hell ne Michigan, që për herë të parë do të ndodhë të dielën më 24 prill.

E zonja e saj Mia mendoi se macja do të ishte kandidatja e përkryer prej mbështetjes së madhe që ka në rrjet me ndjekës në 735,000 TikTok dhe 400,000 në Instagram.

Dyshja u bënë të pandashme tre vjet më parë kur Mia gjeti felinin e adhurueshëm në rrugë, teksa kthehej nga një ndeshje fubolli amerikan, shkruan rrjeti MLive.

“Duhet të ishte kthyer më herët në shtëpi, kur dëgjova mjaullimat në një rrugicë dhe e zbulova, ishte shumë e vogël, duhet të ishte rreth 3 javëshe,” thotë ajo.

Mia tregon më tej se zbuloi se kafsha e saj e re shtëpiake kishte defekte të lindura, disa javë pasi e mori në shtëpi në Kaliforni.

“Ajo kishte sy të mëdhenj që bëheshin gjithnjë e më të mëdhenj, dhe gjithashtu vërejta se kishte këmbë të mëdha,” tregon Mia.

“Veterineri tha se në përgjithësi është e shëndetshme, vetëm se ishin këto defektet e lindura.

“Është shumë e lëvizshme, si të gjithë macet, vetëm se është pak e rrëmujshme prej paaftësisë së lëvizjes. Aj mësoi të binte në këmbët e saj vetëm një vit më parë” tregon vajza.

FOTO GALERI
1/5
Macja ‘Jinx-i’ njihet për sytë e saj të zgurdulluar dhe këmbët e shtre

Top Channel