Lirohet mësuesja e fizkulturës që joshi 14-vjeçarin me të cilin abuzoi në magazinën e shkollës (fotot)

22/04/2022 16:42

Një mësuese 30-vjeçare fizkulture në Australi që abuzoi me një djalë 14-vjeçar në dhomën e magazinës së shkollës, është liruar nga burgu 18 muaj më herët pas reduktimit të dënimit, shkruan rrjeti britanik “The Sun”.

Gruaja kishte joshur të riun duke i dërguar vazhdimisht foto e video të papërshtatshme para se të abuzonte me të në vendin e izoluar.

Gjykata në Australi tha se Katie Elizabeth Smith “i kërkonte që ai t’i thoshte se ishte e bukur” gjatë disa muajve të abuzimit me të miturin, para se të dënohej me 3 vjet e dhjetë muaj burgim.

Tentativat e saj për t’i hedhur fajin djalit nuk kishin bindur oficerët e policisë dhe emri saj është regjistruar në regjistrin kombëtar të abuzuesve me të mitur.

Por ajo ka dalë tashmë nga burgu pasi gjykata e apelit reduktoi dënimin e saj me 18 muaj, çka ka shkaktuar zemërim nga familjarët e viktimës.

Në gjykatë u tha më herët se adoleshenti ishte urdhëruar nga Smith të linte mësimin për “të pirë diçka,” me të, kur ajo e kishte puthur dhe prekur në mënyrë të papërshtatshme.

Smith e kishte urdhëruar më pas të “mos tregonte” pasi “do të hynte në telashe” me policinë nëse nuk i bindej.

Smith, e cila ishte 26 vjeç në kohën e abuzimit, kishte shpërndarë me të riun foto e video intime të vetes dhe u arrestua në shkurt 2019.

Në gjyq u tha asokohe se megjithse Smith  kishte një “çrregullim kufitar të karakterit”, ajo kishte shkelur besimin që i ishte dhënë me detyrën e saj, duke e kthyer në një viktimë e duke përfituar nga dobësia e tij, shkruan The Sun.

FOTO GALERI
3/4
Gruaja kishte joshur të riun duke i dërguar vazhdimisht foto e video të papërshtatshme para se të abuzonte me të në vendin e izoluar.

Top Channel