Lëvizja e Epitafit të Krishtit në Durrës, riti i besimtarëve ortodoksë

22/04/2022 20:43

Besimtarët ortodoksë në Durrës kanë marrë pjesë mbrëmjen e së premtes në kryerjen e Udhës së Kryqit, apo siç njihet ndryshe lëvizja e Epitafit të Krishtit nëpër qytet.

Është ky një rit fetar që kisha ortodokse e organizon në mbrëmjen e së premtes së zezë dhe që synon të shprehë dhembjen e besimtarëve për kryqëzimin e Krishtit.

Ceremonia e epitafit nisi nga kisha ortodokse e Shën Astit dhe Shën Pavlit përgjatë Rrugës Tregtare për të mbërritur në qendër të Durrësit dhe përfshirë në këtë ceremoni dhe shumë qytetarë të tjerë. Lëvizjes së Epitafit në qytet i parapriu  shërbesa e orëve të pësimeve të Zotit Jezu Krisht për të vijuar më pas me të tjera shërbesa që kulmojnë me kremtimin e Pashkës, festës më kuptimplotë për të krishterët.

Top Channel