Një tërmet i fortë goditi këtë të premte në mbrëmje Bosnjë-Hercegovinën, ndërsa lëkundjet e ndjenë në të gjithë Shqipërinë.

Të dhënat paraprake nga IGJEUM, tregojnë se tërmeti me epiqendër 10 km në Jug-Perëndim të qytetit Mostar të Bosnjë-Hercegovinës, kishte magnitudë 5.7 të shkallës Rihter dhe thellësi 10 km.

Dridhjet janë ndjerë në orën 23:07 për gati 15 sekonda. Banorët thonë se në fillim lëkundjet kanë qenë të lehta dhe janë intensifikuar në sekondat në vijim.

Disa zona në qytetin e Mostarit kanë mbetur pa energji elektrike, ndërkohë që banorët të panikosur, kanë dalë jashtë shtëpive.

Lëvizjet sizmike janë ndjerë në të gjithë Ballkanin, në një rreze gati 400 km. Në një distancë nga epiqendra vetëm 202 kilometër larg Tiranës në vijë ajrore, lëkundjet janë ndjerë deri në të gjithë vendin. Ministria e Mbrojtjes njofton  deri tani, nuk raportohet për të lënduar apo dëme.

Sipas medieve boshnjake, ky është tërmeti i tretë i fortë në rajon në më pak se tre vjet. I pari ishte tërmeti shkatërrimtar në Zagreb, i dyti tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019 në Durrës dhe i sotmi në Bosnjë-Hercegovinë. Epiqendra përfshihet në një njëjtën zonë tektonike Durrës-Ljubanë-Zagreb.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel