Rreth orës 12:00 të së enjtes 30 vjeçari Denis Shima pasi kishte konsumuar alkool me miqtë e tij për orë të tëra, mori automjetin dhe u nis për në Vaqarr ku kishte banesën e tij.

Tek kryqëzimi i Taivanit shërbimet e policisë panë se i riu po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara dhe i bënë shenjë për të ndaluar por i riu nuk iu bind urdhërit dhe nisi arratinë.

Nga kryqëzimi i Taivanit në kryeqytet i riu vijoi aventurën e tij të rrezikshme në Unazë duke shtuar edhe më shumë shpejtësinë. Por, kur mbërriti tek kryqëzimi i Vasil shanbtos dhe pa se automjetet qëndruan në semafor, ai vazhdoi lëvizjen me mjet në trotuiuar duke përplasur një këmbësor 61 vjeç. Më pas në zonën e pallatit me shigjeta përplasi një motor dhe një automjet duke lënduar drejtuesit e tyre. Arratia e të riut përfundoi në tunelin e laprakës. Nga shpejtësia tej normave mjeti I tij u përplas me muret anësor të tunelit dhe humbi kontrollin.

Top Channel ka siguruar pamje nga moment kur i riu humb kontrollin e mjetit. Ai tenton të vijojë arratisjen në këmbë por ndalohet nga forcat e policisë që ishin në ndjekje dhe më pas prangoset. Denis Shimës iu bë testi i alkoolit ku rezultoi i dehur në masën 0.45 mg për litër. I riu u vu në pranga dhe mbi të rëndojnë 4 verpra penale.

Referuar shifrave krahasuar me një vit më parë në vend janë shënuar më pak aksidente. Megjithatë shifrat vijojnë të jenë alarmante. Në 3 muajt e parë të këtij viti janë shënuar gjithsej 258 aksidente si pasojë e të cilave kanë humbur jetën 46 persona. Ndër shkaqet më kryesore të aksidenteve fatale janë shpejtësia tej normave të lejuara dhe përdorimi I alkoolit nga drejtuesit e mjeteve.

Dorjana Bezat/ Top Channel

Top Channel