E rëndë në Lezhë/Motorçikli i drejtuar nga një i mitur përfshihet në aksident, plagosen tre fëmijë

22/04/2022 13:56

Një aksident me pasojë plagosjen e tre fëmijëve ka ndodhur në rrugën e vjetër Lezhë-Laç, në afërsi të fshatit Manati ku një motorcikel është përplasur me një makine.

Motorcikli i cili drejtohej nga një i mitur është përplasur me një makine tip benz. Të plagosur kanë mbetur 3 femijët që ndodheshin tek motorcikli,

Ata  janë dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

Top Channel