Foto ilusturuese

Një 25-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme nga policia e Lushnjës për shkak se i riu ushtroi dhunë ndaj babit dhe e kërcënoi se do ta vriste atë me mjet prerës.

Fatmirësisht një gjë e tillë është parandaluar nga policia, e cila menjëherë pasi ka marrë njoftimin ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe e ka neutralizuar autorin, i cili më pas është prangosur dhe është drejtuar drejt drejtorisë së policisë në Lushnjë.

25-vjeçari me inicialet A. Q. akuzohet për dy vepra penale, “Dhunë në familje”  dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjithashtu u sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (hanxhar), me të cilin 25-vjeçari kanosi për të vrarë babanë e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel