Çfarë duhet të bëjë opozita për zgjedhjet presidenciale? Sali Berisha: Do të hedhë poshtë kandidatin e  Edi Ramës me votën e saj

22/04/2022 12:27

Edhe pse u vetëpërjashtua nga zgjedhjet presidenciale, Sali Berisha nuk ka lënë pa komentuar procesin, për të cilin tha se nuk është serioz dhe transparent.

Berisha iu përgjigj gazetarëve se opozita duhet të hedhë poshtë menjëherë kandidatin e Ramës me anë të votës së saj. Ai ngriti akuza se Rama do të zgjedhë një person që të mund ti zërë vendin më vonë.

“Ju nuk e njihni Vali Bizhgën keni të drejtë që habiteni, në një kohë kur emri i saj nuk figuron në asnjë zarf. Prandaj them zgjedhje si “Cosa Nostra”. U ndala në këtë moment për të theksuar se sa qesharak dhe jotransparent e bëri Rama një proces kushtetues. Po kërkohet kandidati që në prag të disfatës elektorale të japë dorëheqjen e ti lëshojë Ramës vendin. I them harroje këtë skenë, mendon vetëm për vete si të garantojë mbrojtje ligjore nga afera e inceneratorëve, ku ai ka firmosur një procedurë anti- ligjore për kontratën.

I them që sot që nuk do të ndodhë që të kalojë nga Kryeministër në President.

Çfarë duhet të bëje opozita?

Procesi i zgjedhjes së presidentit nuk është një proces i zarfave të mbyllur. Ska ndodhur kurrë një gjë e tillë, në këtë mënyrë nuk mund të përlyhesh apo të përfshihesh. Opozita do të hedhë poshtë kandidatin e  Edi Ramës me votën e saj. Nuk ka vota, për të mos e marrë Rama këtë institucion, me 26-27 prill, Opozita duhet të ishte e tëra në rrugë për grabitjet e zgjedhjeve. Opozita mund të jetë në shesh për këtë vjedhje masivë, kundër organizatës së inceneratorëve. Nga të gjitha ato që panë shqiptarët, ka vetëm një të arrestuar dhe ky është Bllako. CEZ është afera më gjigande e korrupsionit. Shqipëria kishte një arbitrazh me të.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA