Besimtarë ortodoksë të qytetit të Vlorës  kanë kremtuar të Premten e Zezë, e cila simbolizon përkujtimin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në kryq.

Gjatë pasdites së të premtes, nga kisha e Shën Theodhorit në Vlorë është organizuar riti i kalimit nën epitaf dhe varrimi i Krishtit, pjesë e të cilës janë bërë qindra qytetarë të Vlorës .

Me një marshim të heshtur, qindra persona kanë bërë parakalimin tradicional në rrugët kryesore të qytetit.

epitafi ka dalë nga kisha për të vijuar më pas me ritualin ne rrugët e qytetit të Vlorës, ndërsa kësaj ceremonie i janë bashkuar dhjetra qytetarë të Vlorës.

Procesionin e ka udhëhequr At Konstandin Prifti, ndërsa  e premtja para Pashkës, e cila njihet si e Premtja e Zezë, shënon ditën e kryqëzimit të Krishtit dhe vuajtjeve të tij me kryqin mbi shpinë, duke ecur drejt vendit ku u kryqëzua, për t’u ringjallur të dielën e Pashkës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA