Ish- drejtori i Postës për qytetin Dhërmi, Sokol Bode është dënuar ditën e sotme nga Gjykata e Apelit me 12 vite burg.

Gazetarja Anila Hoxha tregon për Top Channel se se vendimi u mor në mungesë të tij, ndërsa Bode akuzohet për trafik droge.

Prej kohësh Bode ka qenë në vëmendje pasi janë publikuar fotot ku ai shfaqet me vëllezërit Habilaj, dy prej të cilëve janë arrestuar nga drejtësia italiane pak kohë më parë për trafik drogë.

Sokol Bode u transferua nga drejtor i postës në Dhermi në prill të 2017 , në Shkodër ku iu dha posti si Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve.

Me 7 prill të 2017 ai ka marrë masë disiplinore nga Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe ka qenë në hetim edhe nga SHÇBA, pasi në njësinë administrative ‘Guri i Zi’ në Shkodër u zbulua një mini sere ku u gjetën 87 kubikë kanabis. Përveç këtij për këtë rast kanë qenë në hetim edhe 4 punonjës të tjerë policie.

 

Top Channel