Historiani Marenglen Kasmi, e sheh procesin e zgjedhjes së presidentit të ri si një lojë të pastër politike.

I ftuar këtë mbrëmje në “Top Story” me Sokol Ballën, Kasmi u shpreh se shqiptarët tashmë duan një proces korrekt të bazuar edhe të kushtetuta.

Ai propozoi ngritjen e një komisioni për tu përcaktuar disa rregulla për procesin, në të kundërt do jetë joproduktiv.

Marenglen Kasmi: Unë besoj se gjithë shqiptarët duan proces korrekt, të bazuar në kushtetutë. Në thelb ngel një lojë e pastër politike për të pasur një produkt sa më të pranueshëm. Bëhet një procedurë, por shikojmë që hapet një shteg edhe për kandidatë të tjerë. Kjo të çon në dy shina të ndryshme, përfshirja e shoqërisë civile i bie të ishte zgjedhur nga populli, por kushtetuta e parashikon ndryshe. Nëse rregullat nuk janë të qarta, edhe procesi do të jetë i tillë. Në sytë e mi duhet të ishin marrrë ca masa, ngritja e një komisioni. Të përcaktohen disa rregulla standarte. E shoh joprudktive procesin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA